-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia akuzon Izraelin për mbështetje të neo-nazistëve, kundërpërgjigjet ministri

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Izraelin për mbështetje të neo-nazistëve në Ukrainë, duke e përshkallëzuar më tej një debat, që nisi kur ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pretendoi se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

Qeveria izraelite kritikoi Lavrov-in, të hënën duke thënë se pretendimi i tij i bërë kur flitej për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është hebre ishte një gënjeshtër “e pafalshme” që poshtëroi tmerret e Holokaustit nazist.

Moska përsëriti pikën e Lavrov-it se origjina hebraike e Zelensky-t nuk e pengonte Ukrainën që të drejtohej nga neo-nazistët.

Antisemitizmi në jetën e përditshme dhe në politikë nuk ndalet dhe përkundrazi ushqehet në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë.

Ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Nitzan Horowitz, reagoi menjëherë pas deklaratës së ministrisë së Jashtme ruse, duke thënë se “nuk ka regjim neonazist në Ukrainë dhe se Zelensky nuk është nazist”.

Izraeli ka shprehur mbështetje për Ukrainën pas pushtimit rus në shkurt.

Por i kujdesshëm për dëmtimin e marrëdhënieve me Rusinë, një ndërmjetës fuqie në Sirinë fqinje, ai fillimisht shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Moskës dhe nuk ka zbatuar sanksione formale ndaj oligarkëve rusë.

Megjithatë, lidhjet janë tensionuar më shumë, me Qeverinë izraelite, që muajin e kaluar akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit