-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu jep alarmin për Covid: Vjeshta do të jetë e vështirë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një statusi në Facebook akuzon qeverinë Rama se nuk po e kontrollon dot situatën e korona virusit, duke e cilësuar të papërgjegjshme.

Ai theksoi se përkeqësismi epidemik në Kinë është “këmbanë alarmi” edhe për Shqipërinë, teksa parashikon se vjeshta do të jetë e vështirë.

“Kjo Qeveri e pa pergjegjeshme po rrezikon perseri!Përkeqesimi i epidemik serioz në shume vende si ne Kinë etj, është “kembane alarmi” për Shqiperinë, sepse realitetet teknike ngjasin! Tashmë është vështire të parashikohet, vecanerisht vjeshta. Ndërsa edhe në shume vende të tjera alarmi po rritet, në vendin tonë vazhdohet të fshihen shifrat reale pa vepruar e pregatitur. Kjo ndodhi tek ne prej Janarit 2020, duke humbur 24 mijë jetë njerëzish, mbi 50 mjeke”, theksoi Shehu.

Më tej ai shtoi se vdekjet nga Covid-19, po manipulohen, duke akuzuar institucionet që nuk kanë ndërmarrë asnjë startegji.

“Ndërkaq instiutcionet tona nuk deklarojnë asnjë strategji as për ata, që perdoren ato miliona doza te vaksinave te pa certifikuara kineze. Ngjarjet e tanishme të renda Covid në Kinë mund të ndodhin edhe në Shqiperi se, shumë nga shkaqet e atjeshme janë edhe ne vendin tonë”.

1-Ne Shangai ku ka probleme madhore, raportohet se vetem 40% e popullesise mbi 60 vjec eshte vaksinuar me dy doza, per te treten nuk flitet.

Pra nivel vaksinimi eshte shume i ulet, gje qe haset dhe ne Shqiperi.

2-Vaksinimi eshte bere me vaksinat kineze, me efikasitet te pergjithshem te ulet e vecanerisht ineficient ndaj varianteve Omicron.

Ne Shqiperi gjithashtu ne menyren me te pa pergjegjeshme kjo Qeveri ka perdorur miliona doza te tilla vaksinash dhe tashti hesht.

Nje gjendje e epidemiologjike e ngjashme takohet edhe ne Afriken e Jugut me nivel vaksinimi 36%, konfuzion llojesh vaksinash, kur aty ka filluar vjeshta.

Ndersa dhe vendet me nivel vaksinimi shume te larte duke komunikuar te dhenat reale, shqetesohen per muajt qe do te vijne e po shpalosin strategji.

Ne Tirane dhe atij “komiteti”, qe pilotohej i ka “humbur vula”, shterpesi!

Fatkeqesisht sic duket, akoma nuk e kane kuptuar se metoda e “strucit” per te fshehur realitetin paguhet shume rende, por e verteta tragjike del me tej.

Ne Itali prokuroria ka filluar hetime te plota per tragjedine e muajve te pare te epidemise.

Ndersa ne Shqiperi…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit