Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin lokal në Vlorë, ku një grua 32-vjeçare me inicialet E.T. është gjetur e mbytur në zonën e Plazhit të Vjetër.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, viktima vuante nga depresioni. Bashkëshorti i saj ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji, ndërsa grupi hetimor po e pyet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe autoritetet po vijojnë hetimet.
/5pyetjet.al









