Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë ku do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Ndërsa nga Qeveria e Kosovës kanë publikuar edhe një video, në të cilën shihen makinat e shumta zyrtare e forcat e shtuara të sigurisë të cilat përcjellin Kurtin në Berlin.
Kryeministri Kurti, pritet që gjatë kësaj vizite në Berlin të takohet edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Madje Lajçak pritet që të takojë bashkë kryeministrin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Diskutimet e sotme pritet që në fokus të kenë dialogun në mes dy shteteve.