-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ju kujtohet Arjan Sala? Dhurata për vogëlushin e heroit, vëllai s’i mban dot lotët

Kryesoret

Në mars të vitit të kaluar Shqipëria zbuloi një hero. Arjan Sala. 35-vjeçari për të shpëtuar punonjësit e magazinës në një qendër tregtare në dalje të Tiranës, mbeti vetë i bllokuar mes flakëve që shkrumbuan gjithçka.

Ai la një fëmijë jetim. Por Aroni, 5-vjeç për 20 vitet e ardhshme do të ketë mbështetjen e shtetit me një paketë si djali i heroit.

Akordimi u bë sot nga qeveria. “Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, i jepet mbështetje për 20 vitet e ardhshme me një mirënjohje të madhe jo vetëm për gjestin e të atit, por edhe nxitjen që i ati u bë që ne të ishim këtu sot” tha Edi Rama.

Babai i tij, falënderoi shtetin për mbështetjen. “Ju falenderoj shumë nga zemra që na janë gjetur pranë nga zërma”. I pranishëm ishte edhe vëllai i Arjanit, Edmond Sala që nuk i mbajti dot lotët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit