-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Konferenca” e Presidentit, Alibeaj injoron Berishën: Kam një kërkesë për PS-në

Kryesoret

Mesditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të vendosur kalendarin për seancat që do të mbahen për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në krye të shtetit.

Enkelejd Alibeaj ka shkuar në këtë mbledhje, edhe pse “Komisioni i Rithemelimit” drejtuar nga Sali Berisha është kundër dhe Kuvendi i 30 Prillit e shkarkoi nga posti i kryetarit të grupit.

Në fillim të mbledhjes Alibeaj ka kërkuar transmetimin LIVE të mbledhjes dhe kërkesa është pranuar.

Enkelejd Alibeaj, që për grupin e Sali Berishës është vetëm deputet i thjeshtë dhe jo kryetar grupi, kërkoi që 10 maji të jetë data e fillimit të procesit dhe jo e votimit të parë dhe raundet, nga njëri te tjetri të jetë 7 ditë, maksimalja.

Ju kërkoni që data 10 të jetë e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord; së pari vetë procesi i zgjedhjes së presidentit do të duhet të jetë në shërbim të publikut.

Unë sugjeroj si datë dhe moment i startimit të procesit të fillimit të jetë data 10 maj. Afati më i hershëm është 24 maji, që së paku të fillojë procesi.

Ne jemi në kohë, deri në 24 maj që të përcaktojmë startimin e procesit. Dhe unë propozoj që të jetë data 10 e startimit të procesit.

Kërkesa e dytë; distanca kohore nga raundi në raund mund të jetë 7 ditë, ose më e shkurtër.

Kryetari i grupit të PS-së kërkon 6 ditë, unë do të kërkoja, propozoj që për të gjitha raundet, si i pari e me radhë të ketë distancën maksimale prej 7 ditësh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit