Për ngjarjen që tronditi Kavajën mbrëmjen e së mërkurës, ku një 31-vjeçar, Ilvi Meta, u gjet i pajetë në ambientet e Komisariatit, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa i referohet “Qytetarit Digjital”, Berisha shkruan se Ilvi Meta është dhunuar nga policia. Berisha kërkon nga Avokati i Popullit të verifikojë me urgjencë këtë ngjarje.