Perëndimi akuzon ushtrinë e Vladimir Putin se ka kryer krime lufte në Ukrainë, ndërsa Moska asnjëherë nuk e ka pranuar këtë gjë. Madje, së fundmi ata kanë deklaruar se do të publikojnë prova se krimet janë kryer nga ushtria e Ukrainës.
Rusia, në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten më 6 maj, do të paraqesë provat “të krimeve të ushtrisë ukrainase”. Kështu ka bërë me dije Dmitry Polyansky, zv.përfaqësuesi i parë i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara.
“Ne do të sjellim rrëfimet e dëshmitarëve okularë të këtyre krimeve. Ngjarja jonë do të jetë thelbësisht e ndryshme nga mitingjet propagandistike në Ukrainë,” shpjegoi ai.









