Mediat belge raportojnë se një 38-vjeçar shqiptar është dënuar në Apel me dy vite burg shtesë për pjesëmarrjen e tij në një bandë që trafikonte qenie njerëzore.
Ai ishte dënuar më parë me tetë vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Gjyqësori u përball me bandën në kontekstin e një rasti tjetër që përfshinte kontrabandën e njerëzve përmes zonës industriale në Veurne në vitin 2016.
Në korrik 2018, pesë shqiptarë u dënuan për këtë rast ku Astrid R. (39) u dënua me tetë vjet burg.
Ai u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe u ekstradua në Belgjikë.
Përfundimisht, gjykata vendosi t’i caktojë atij dy vjet shtesë, duke e çuar dënimin e tij total me burg në dhjetë vjet. Ai është dënuar edhe me 968 mijë euro gjobë.









