-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të gjithë duan të shkojnë në Katar, 3 milionë kërkesa për ditën e veçantë

Kryesoret

FIFA ka marrë 3 milionë kërkesa për biletat e finales së Botërorit 2022 në Katar. Konfederata botërore e futbollit njoftoi se numër të lartë kërkesash ka edhe për disa prej ndeshjeve më të forta në fazën e grupeve.

Sipas të dhënave zyrtare, 2,5 milionë kërkesa kishte për biletat e ndeshjes Argjentinë-Meksikë më 26 nëntor, ku kapaciteti i stadiumit është 80 mijë vende.

Gjithashtu, 1,4 milionë tifozë shpresojnë të shohin ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në total janë regjistruar 23 milionë kërkesa për bileta.

Sipas FIFA-s, për ndeshjet ku kërkesat tejkalojnë kapacitetin e impianteve, shpërndarja e biletave do të bëhet me lotari. Kupa e Botës në Katar do të nisë më 21 nëntor dhe përfundon në datën 18 dhjetor me finalen në Doha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit