-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra apo vetëvra? Babai i të riut: Lajmin e mora vesh në televizor, policia më nxori jashtë

Kryesoret

Babai i 31-vjeçarit, Ilvi Meta që policia e Kavajës deklaroi se u vetëvra pasditen e sotme brenda në komisariat akuzon efektivët se i dhunuan të birin dhe në fund “u mbeti në dorë”.

Agim Meta rrëfeu për mediat si e mësoi lajmin tragjik. Ai tha se shkoi në komisariat për të parë të birin, por policia e kishte nxjerrë jashtë.

Lajm shumë i hidhur. Shumë i hidhur. Isha në punë kur e mora vesh. Kur erdha pasdite, tek lajmet e dëgjova. Nga televizori. E morën këta vesh përpara meje.

Kur shkova në polici, nuk më pranoi fare. “Ik se i dimë vetë punët” më thanë. Këta kanë gjetur pretekst se ka varur veten. U thash dua të shoh fëmijën.

Kjo ishte hera e parë që shkonte në polici. Policia ishte problem, jo ai. Nuk ka shtet dhe polici. Kërkova të hyj në polici të shikoj fëmijën tim. Fëmijën ma vranë. Nuk e di si ka dalë autopsia.

Kohët e fundit, djali ishte në Kavajë dhe shkonte në Greqi cdo tre muaj dhe punonte” deklaroi Agim Meta. Për ngjarjen deri tani janë arrestuar tre efektivë policie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit