-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëvrasja në Kavajë, Berisha: Çuçi të japë dorëheqjen, nesër protestë me qirinj

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot protestën e parë kundër pushtetit.

Ai tha se nesër në të gjitha komisariatet e vendit do të ketë një tubim me qirinj për rastin e vdekjes së të riut Elvi Meta në qeli në Kavajë, për të cilin policia tha se u vetëvra, ndërsa familja akuzon efektivët për vrasje.

Gjithashtu, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

“Kavaja vuan nga një rrjet grabitësish që kanë krijuar shqetësim të madh, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëzit në qeli. A e vari dikush me kordonin e kapuçit të tutave, nuk përjashtohet në mënyrë absolute.

Por ajo që është po kaq e shëmtuar, është heshtja çnjerëore e organeve para këtyre akteve, që me apo pa dashje përbëjnë vrasje shtetërore.

Kërkoj dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi. Komisionit të Rithemelimit do i propozoj që nesër në orën 08:00 pranë komisariateve të të gjithë Shqipërisë të ndizen qirinj, “STOP vrasjeve në komisariate” tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët, i përjavshëm për qëndrimet e tij dhe grupit të Rithemelimit për zhvillimet e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit