Këtë të premte, SPAK ka marr në pyetje administratorët, të cilët ndërtuan inceneratorin e Elbasanit.
Prokurori i SPAK Klodian Braho, i cili po merret me shqyrtimin e çështjes ka zbuluar se disa kompani u hapën nga persona që nuk kishin buxhet të madh. Këto kompani dyshohet se kanë transferuar shuma të konsiderueshme kompanive të familjes Koka, duke ushtruar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.
Ndërkohë që pas arrestimit të ish ministrit të mjedisit, Lefter Koka, është sekuestruar edhe një pronë në zonën e Vollgës në Durrës, por ai bëri kërkesë për heqjen e kësaj sekuestroje. Kërkesa është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.