-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numëruesit e PD bëhen “lëmsh” me votuesit në Këshill: Futja 300 e ca fletë, ç’a rëndësie ka

Kryesoret

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi këtë të premte Edi Palokën si kryetar të ri në një proces që u duk model, duke u bazuar në proces verbalet e publikuara nga zyra e shtypit të kësaj partie.

Sipas procesverbalit të rezultateve të votimit, nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ishin 203 anëtarë prezentë, një numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm, nga të cilat Edi Paloka mori 132 vota, ndërsa rivalja e tij Eleina Qirici 79 vota.

Megjithatë, pak pas publikimit të rezultateve, Panorama ka publikuar një video të momentin kur anëtarët e komisionit kanë publikuar procesverbalin, ku duket se ka pasur paqartësi për anëtarët që kanë qenë prezentë.

“Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.

“Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”

“Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

Njoftimi i PD-së

Partia Demokratike për herë të parë publikon në transparencë të plotë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, diskutimet, dhe procesin e votimit dhe numërimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi Kryetarin e saj, Edi Paloka, i cili garoi përballë kandidates Eleina Qirici.

Anëtarët e Këshillit në nisje të punimeve firmosën prezencën e tyre manualisht dhe në memorien digjitale.

Nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, punimet nisën me 203 anëtarë prezent, numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm.

Në një proces tërësisht transparent, votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Në bazë të rezultateve të votimit, Edi Paloka mori 132 vota kurse kandidatja Eleina Qirici 79 vota.

Në fund të procesit, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale publikon procesverbalin e rezultateve të votimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit