26-vjeçari Gjovalin Gjeta i cili u arrestua të mërkurën nga policia është lënë ne burg.
Ai përplasi me automjetin e tij një 14-vjeçar, i cili po lëvizte me biçiklete duke e lënë të plagosur rëndë.
Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 28-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti ndodhi pasditen e të mërkurës në rrugën e fshatit Mylte në Lezhë dhe i mituri u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.