E ftuar në emisionin “Më lër të flas” që drejtohet nga Donald dhe Romeo Veshaj, Fifi tregoi dhe për lidhjen e saj të re me Adis Patushin.
Ajo zbuloi se të dy u njohën përmes Kledit, ish-banorit të Big Brother VIP, njëkohësisht i afërm i Adisit.
“Në një nga darkat e mëdha me banorët e Big Brother, vjen Adisi dhe Kledi, që ishte ulur përballë meje. Më pas më thotë, se ‘Adisi pyet çfarë shenje horoskopi je’. Unë i shkruaj vetë në Instagram dhe i them që ‘Jam Dash’.”
Kaq mjaftoi që dyshja të vazhdonte bisedën, njohjen dhe brenda pak ditësh të takohej.
“Në takimin e parë, patëm edhe puthjen e parë. Kishte gin tonic, disa qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, vazhdon Fifi.
Më tej, ajo thekson se “nuk ka dashur ta bënte kaq shpejt publike lidhjen”
“…Për me i ik vorbullës së negativitetit (referuar komenteve kritikuese për Fifin në rrjetet sociale) dhe për të dhënë pak pozitivitet, më është dashur ta bëj publike pak më shpejt seç duhet”.
Në 6 shkurt të këtij viti, Fifi konfirmoi romancën me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit dhe babain e një djali, Troit.