Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në SPAK.
Sipas saj, Rama po i ushtron presion SPAK-ut për të mbrojtur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn nga prokuroria.
“Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta”, shkruan Kryemadhi.