-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhnin bizneset në Tiranë, kapet banda e minorenëve

Kryesoret

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Walkers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Walkers”.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas janë autor të 8 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 06.01.2022, në rrugën “Todi Shkurti”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.;

*Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.;

*Më datë 08.02.2022, në rrugën “Jorgjia Truja”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit E. Gj.;

*Më datë 18.02.2022, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;

*Më datë 28.04.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.;

*Po më datë 28.04.2022, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.;

*Më datë 04.05.2022, në rrugën “Asim Zeneli”, dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;

*Më datë 06.05.2022, në rrugën “Arben Broci”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit