-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiftin dhe foshnjën (VIDEO)

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh teksa kalonin në vijat e bardha.

Si pasojë e aksidentit një makinë nga dalë nga rruga dhe ka hipur mbi trotuar, në një zonë ku ka lokale dhe që frekuentohet nga shumë njerëz.

Mësohet se burrë e grua dhe fëmija e tyre janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit