-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Platforma e Alibeajt për presidentin e ri, Bozdo: Skenar i turpshëm i Ramës

Kryesoret

Eno Bozdo, nga Komisioni i Rithemelimit, ka reaguar pas propozimit një ditë më parë të një platforme nga Enkelejd Alibeaj për presidentin e ri, sipas të cilit ato ishin mendime të grupit të PD.

Por për Bozdon nuk është aspak kështu. Në një status në Facebook, ai shkruan se dokumenti i shpërndarë në emër të grupit të PD, nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës, të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD.

“Nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD, sepse këtë tagër e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Rezoluta e miratuar prej tij e përcakton qartë këtë fakt!

Dokumenti i shpërndarë dje në “emër të grupit parlamentar të PD”, nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës,  të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD, por që kërkojnë që kështu zgjedhjen e presidentit t’ia lënë më dorë totalisht Ramës!

Rama nga ana e tij do deklarojë që zgjedhje ishte “konsensuale” me opozitën! Një skenar i turpshëm dhe bajat.

Është një skenar i tillë sepse synon një opozitë vasale, të kapur, të papërgjegjshme, në kurndërshtim me interesat e shqiptarëve! Kjo kohë ka mbaruar!

PD sot përfaqëson rezistencën politike dhe qytetare ndaj qeverisjes më të korruptuar në Evropë!  Si e tillë ajo do të mbrojë vetëm interesat e  Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo të Ramës dhe të shiturve tek ai!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit