-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen hajdutë dhe trafikantë në Tiranë, i riu përplas fëmijën

Kryesoret

Tiranë-Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë. Shtetasi R. K., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifikuar, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë parash dhe aparatin celular, shtetasit T. S.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit F. L., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– E. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi penal për këtë shtetas, pasi më datë 04.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit G. X., E. Sh., dhe K. M. 

Janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasve J. M., 30 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe P. M., 62 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit