Sot gjykata e Shkodrës ka dënuar 10 vite burg Ergys Maljan për vrasjen e Endri Mustafës në datë 17 maj 2021.
Prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur, por gjykata e dënoi me 10 vite.
Ai akuzohet se ka nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën, i cili tre ditë më vonë u gjet i pajetë në zonën e Livadhes në Shkodër.
Fillimisht i riu ka treguar se vrasjen e ka kryer Ibrahim Lici, por më pas u tërhoq nga dëshmia.