Një turist i huaj është përfshirë ditën e sotme në një aksident në zonën e Matit.
Këtë e herë bëhet fjalë për një shtetas francez, të cilit i është përmbysur makina.
Mësohet se turisti ka shpëtuar mrekullisht.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoçaj të Matin, ndërsa turisti është ndihmuar edhe nga banorët e zonës.
Njoftimi i policës:
Në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat, një shtetas i huaj(turist), duke eksploruar zonën, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.