Edi Rama sot i tregoi SPAK-ut dy dosjet që duhet të hetojë për të vendosur përpara ligjit Sali Berishën, Gërdecin dhe 21 Janarin. Por ish-kryeministri, i numëroi sot Edi Ramës dhe drejtësisë disa nga ato që ai i cilësoi skandale, nga Parku i Butrintit, te vdekjet nga tërmeti në Thumanë, por edhe inceneratorët.
“Procedura e propozuar nga ministri Lefter Koka me negocim pa shpallje nuk bënte pjesë në asnjë nga procedurat e parashikuara nga ligji për koncesionet. Për dijeni të këtij informacioni është vendosur edhe Don Agacio, ky i fundit ka qenë në dijeni se procedura ishte e paligjshme. megjithatë Don Agacio dhuratë madhi i vetëdijshëm për shkeljet i ka paraqitur qeverisë për miratimin VKM nr 907, për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.
Në këtë thuhet se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Urdhëron si sekretari përdor termin ka shpallur procedurën kur ajo vetë është e pashpallur. Në një kohë kur procedura antiligjore, neni 9 parashikon se sekretari i KM ka kompetence si vijon kthen në bazë të argumenteve ligjore projekt akte kur ato bien në kundërshtim me ligjin. Engjell Agaci do të duhet ti kishte kthyer për shqyrtim ministrisë së Mjedisit. Duke mos vepruar kështu ai ka shkelur ligjin. Pasoja është ky vendim që i del në gjumë se Edvinit firmat tani natën i duken si hekura herë në këmbë dhe duar.
Oligarkë, fryhen dhe pasurohen mbi jetët e shqiptarëve me ilaçet e tyre, që prodhojnë dhe kontrollojnë Tom Doshi dhe Vilma Nushi, të lidhur si bloza me tymin me Edi Ramën. Ne nuk bëjmë presion te SPAK-u, ne do u drejtohemi qytetarëve që të mbrojmë pronat publike. Kanë shpikur ligjin e investitorëve strategjikë për të bërë ministrat investitorë strategjikë bashkë me kryeministrin, për t’u dhënë dhurata në prona publike, për të larë paratë që vjedhin. E paralajmëron Edi Ramën, këto ditë do të jenë të harruara. Je i pa shpresë. Asgjë nuk mund të ndalojë revolucionin.
Afera kriminale të pa hetuara janë 24 viktimat e Thumanës që i goditi tërmeti i parë. Banesat e tyre ishin të pabanueshme. Gjerë sot, janë hetuar vetëm dy ish-kryetarë komune të PD-së, zonë që nuk kishte fare dëme nga tërmeti. Rama është përgjegjësi direkt dhe kryesor për vdekjet e tyre. Vrasjet e Thumanës janë shtetërore nga neglizhenca. Dajua i Taulant Ballës ishte drejtor në kovaleshencë, kryetarja e bashkisë Durrës kishte firmosur për dëmtime të lehta, aty humbi jetën një oficer i lartë. Dajua është kthyer përsëri aty se është nyje e fuqishme e trafiqeve. Parku i Butrintit u përgjysmua. I vëllai i Gjiknurit është një nga njerëzit më aktivë. Aty është edhe i vëllai i Edit” tha ai.