-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rruga që do ndjek nëse më merr SPAK-u, Ramën e ftoj në debat publik

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nëse SPAK do ta marrë të pandehur pas thirrjeve të Edi Ramës do të mbrojë të vërtetën duke theksuar se nuk ka shkelur kurrë ligjin. “Unë do të mbroj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, ky është reagimi im. Kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Për mua ligji është e vërteta” tha ai.

Edi Rama e quan të “vdekur politikisht” por, Sali Berisha e ftoi në debat publik. “E ftoj në një debat publik para jush, të dalë dhe t’ia themi njëri tjetrit në sy të gjitha. Unë kam punuar me firma, kam firmosur me mijëra akte dhe vendime.

Le t’i marrë të gjitha dhe të vijë. Të dalë në publik, t’ua nxjerrë shqiptarëve sikur dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht, se në jetën private të askujt nuk ndërhyj unë e kam ligj”.

Në fund kishte një sulm edhe për zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj. “Nëse ka këmishë biologjike, Zoto është këmisha biologjike e Ahmetajt. Ish-menaxheri i HERMES-it, që ka vjedhur 11 milionë euro. Ai u zgjua një ditë dhe tha do të vjedhim bashkë prapë. Dhe Ahmetaj rri e vështron” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit