Nga Artan Fuga
Ishte një thirrje për çlirim nga maçizmi, protestë për liri ndaj autoriteteve autoritare që bëjnë shiun dhe breshërin mbi kokat e rinisë, e keqpërdorin atë, apel kundër edukatës që bazë ka nënshtrimin, dhunën psikologjike dhe fizike ndaj femrës!
Kundër pseudomoralistëve që në emër të turpit kërkojnë të fusin shqisat dhe dëshirat në kafaze, e për rjedhojë krijojnë kushte për shpërthime animaliteti si reaksion ndaj diktaturës shpirtrore.
Revoltë ndaj trajtimit të trupit si mall!
E masakrojnë pikërisht për atë që kjo trupë në këtë performancë thotë të kundërtën e asaj që akuzohet!
Na e plasi në surrat të vërtetën! Dhe si çdo e vërtetë na plagos në krenari, në rehati, në narcizëm!
Fati i çdo gjëje që trondit skorjet e kthyera në moral! Kush e bën digjet në turrën e druve!
Shpesh as skllavi nuk dëshiron të çlirohet!
Respekt edhe për shijet dhe këndvështrimet estetike që janë kundër dhe ndryshe nga të miat!