-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvicra: Po përgatitemi për bombat bërthamore

Kryesoret

Presidenti federal i Zvicrës Ignazio Cassis deklaroi se Këshilli Federal po përgatitet për një skenar të mundshëm të bombave bërthamore. Lajmi u bë i ditur gjatë pyetësorit të kanalit zviceran ’20 Minuten’.

Si pjesë e serialit “Live from the executive office”, 20 Minuten vizitoi Cassis në Pallatin Federal në Bernë.

Aty ai iu përgjigj pyetjeve të komunitetit për 20 minuta. “Me një përshkallëzim të luftës ekziston mundësia e bombave bërthamore. Për këtë rast është duke u përgatitur edhe Këshilli Federal”, theksoi fillimisht kreu i shtetit.

Rene u pyet sakaq se pse Zvicra nuk qëndron vërtet neutrale. “Ne mbetemi vërtet neutral”, siguroi Cassis.

Sipas tij, ka diskutime për neutralitetin e Zvicrës në çdo luftë. “Këtë herë, megjithatë, shkelja e Kartës së OKB-së nga Rusia ishte aq e madhe sa nuk mund të qëndronim të heshtur. Ne duhej ta dënonim atë me zë të lartë dhe me forcë, përndryshe bota nuk do të ishte në rregull”, shtoi presidenti.

Në vijim, Cassis u pyet gjithashtu për kërkesën për dorëzimin e armëve në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të ligjit të neutralitetit. Ju mund të flisni për këtë, por do të duhej një ndryshim në ligj për ta zbatuar atë”, nënvizoi kreu i shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit