-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi banesën, arrestohet një person dhe procedohen penalisht 2 të tjerë në Korçë

Kryesoret

Policia e Korçës vënë në pranga një shtetas dhe po procedon penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi me iniciale N. Ç, u arrestua për vjedhje të një banese. 40 vjeçari me iniciale K.T iu gjend lëndë narkotike, në automjetin e tij benz. Ndërsa 29-vjecari me iniciale K.Ç, në Maliq u akuzua për mos bindje ndaj policisë për të ndaluar makinën.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit N. Ç., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit K. G., 69 vjeç, në lagjen nr. 3, Pogradec, shumën 50.000 lekë dhe një varëse floriri, e cila iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, në ngarkim të shtetasit K. T., 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kap me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi mallrash të ndryshme ushqimore, të dyshuara kontrabandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit K. Q., 29 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Symiz, Maliq, ky shtetas, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin K. L., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në këtë fshat u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit