Rusia është shprehur se plani i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n është një kërcënim për Rusinë dhe sipas Kremlinit, zgjerimi i bllokut ushtarak nuk do ta bëjë Evropën apo botën më të qëndrueshme.
Në një video-konferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se planet e ndërmarra nga Finlanda për t’u bashkuar me NATO-n janë për “të ardhur keq”.
Po ashtu, ai shtoi se Finlanda kishte ndërmarrë “hapa jomiqësorë” kundrejt Rusisë.
I pyetur se çfarë forme do të kishte reagimi i Rusisë, Peskov tha:
“Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet ky proces i zgjerimit të NATO-s, nga shkalla në të cilën infrastruktura ushtarake lëviz më pranë kufijve tanë”.