Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar seancë urgjente të Parlamentit për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit është shprehur se nëse nuk hapen negociatat për vendin tonë, do të ndryshojë kurs.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili është shprehur se agjenda e Ramës është peng i sebro-rusëve, dhe se ky i fundit ka guxim të kërcënojë me ndryshimin e kursit nëse nuk hapen negociatat.
“Deklarata anti BE e Rames, te thirret Parlamenti ne Seance Urgjente Publike!
Rama guxon dhe kërcënon Brukselin ne funksion te axhendes se tij si peng i serboruseve duke thene se: “Ndryshojmë menjëherë kurs nëse nuk hapen negociatat me BE-në”.Rama ka thene sot: “Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.Ky eshte skandal i dimensioneve shume shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.E ardhmja europiane e Shqiperise nuk eshte dhe nuk do te jete kurre prone e nje kryeministri tradhetar, qe ktheu Shqiperine ne narkoshtet dhe qe shet kufijte e saj.Axhenda anti europe dhe antiintegrim e Edi Rames eshte demaskuar prej kohesh nga ne.Sot urdherat, qe atij i vijne nga Beogradi dhe Moska jane te qarta.Ballkani i hapur dhe mbeshtetja skandaloze e Rames ndaj Vuçiçit, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise eshte shume e qarte.Refuzimi sot i Rezolutes per Srebrenicen ishte nje tjeter vendosje e hapur krah Serbise dhe sivellait Vuçiç.Deklaratat e sotme te Rames jane pjese e skenarit serborus qe Shqiperia te jete pjese e kesaj aleance agresive, shoviniste dhe antishqiptare dhe te largimit te saj nga BE.Rama perpiqet te sajoje e shpike sebepe artificiale per tu larguar nga Europa dhe ben sikur i tregon dhembet e tij te kalbur nga droga Europes.Rama kerkon me cdo kusht orientimin e Shqiperise drejt aleancave serboruse, qe e mbajne ate ne karrige dhe qe mjerojne vendin, qe e shpopullojne dhe e zhbejne ate si komb.Parlamenti shqiptar duhet te mblidhet ne nje Seance Urgjente Parlamentare per te debatuar per deklaratat shume te rrezikshme antieurope te Rames, per demaskimin e skenareve te zinj te tij dhe per te konfirmuar vullnetin proeuropian te 100% te shqiptareve.” ka shkruar Vasili.