Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, në mbledhjen e kabinetit sonte , kryeministri italian Mario Draghi theksoi se për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , të gjithë duhet të ulen në të njëjtën tryezë, duke filluar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas edicionit online të La Repubblica, kryeministri teknokratik italian shtoi se “në këtë kontekst, Joe Biden duhet të telefonojë Putinin”.
Kryeministri italian shpjegoi gjithashtu se kontaktet duhet të rifillojnë në të gjitha nivelet, “pa harruar atë që ndodhi – sepse është e pamundur – por edhe me perspektivën për të parë të ardhmen”.