Yuri Kim është pyetur nga Eni Vasili nëse ekziston mundësia që me ndryshimin e administratës në ShBA mund të anulohet dezinjimi për Sali Berishën?
Kim u përgjigj se faktet nuk ndyshohen.
“Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet”, u shpreh Kim.