-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i bëri thirrje SPAK, Balla bën paralajmërimin e fortë për fatin e Berishës

Kryesoret

Seanca e sotme plenare e Kuvendit nisi me një debat të fortë mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës për gjenocidin në Srebrenicë, ku socialistët rrëzuan kërkesën për një rezolutë. Ish-kryeministri në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Taulant Balla i kujtoi ish-kryeministrit embargon për të furnizuar makineritë e luftës me naftë dhe bëri një paralajmërim se Sali Berisha nuk do ta përfundojë mandatin e deputetit. “Ti nuk merr kurrë një asnjë mbështetje, asnjë propozim këtu. Ti personalisht. Jo. Asnjë. Kurrë. Katër vite sa të jesh këtu. Nuk do të jesh katër, por nejse. Do të flasim” i tha Balla, Berishës.

“Ne mund të biem dakord të bëjmë një rezolutë për të gjithë këtë cështje, por jo kurrë, që të vijmë me firmën tënde të botës së përtejme, ti nuk merr kurrë një asnjë mbështetje, asnjë propozim këtu. Ti personalisht. Jo. Asnjë. Kurrë. Katër vite sa të jesh këtu. Nuk do të jesh katër, por nejse. Do të flasim. Kishte marrëveshje për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës, për t’i vendosur në Bunë dhe në formë pluskuse për të çuar naftën në Malin e Zi. Ndjen ndonjë përgjegjësi që theve embargon.

E ka shkruar Bulatovic, ish-homologu yt. Po lëri këta të tjerët, po ti ku e gjen, se njeriu ka një lloj keqardhje, kanë vdekur 8 mijë njerëz atje dhe ti ke përgjegjësi direkte, se po të mos i kishte furnizuar, ndoshta nuk do të kishte ndodhur ajo tragjedi. Ky është fundi i botës. Ne e dënojmë gjenocidin në Srebrenicë, por jo të shkojmë deri në këtë nivel, që iniciativën për rezolutën ta marrësh ti!!! Që të nuk duhet të jesh në këtë sallë.

Ti duhet të mbash përgjegjësi. Kjo është një vepër penale që nuk parashkruhet. Të nderuar kolegë deputetë, ftesa ime është ajo që thash në fillim të fjalës, ne nuk mund të përdoremi nga një përfaqësues i botës së përtejme, që i ka mbyllur hesapet, vetëm me drejtësinë nuk i ka mbyllur.

Thyerja e embargos duhet të rihapet nga drejtësia. 5 vite shqiponja, ka furnizuar makinerinë serbe, duhet të vinin socialistët për të ndërprerë furnizimin me naftë kontrabandë. Ne i bashkohemi 11 korrikut, Kuvendi do të zhvillojë një seancë të kemi edhe përfaqësuesit e qeverisë dhe të përafrojmë qëndrimin tonë, të përmendim edhe njëherë të gjitha vendimet e gjykatave.

Ngjarja ka ndodhur në ’95, kur ti ishte president, ti kujtohesh pas 25 vitesh. Ti për luftën në Kosovë, ti mbetesh tradhtari më i madh, do ta them në pjesën tjetër të debatit kur të vijë momenti” deklaroi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit