-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE premton 520 milionë dollarë për Ukrainën, në takimin e G7-ës

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë prej 500 milionë euro të tjera për Ukrainën, që të blejë armë të rënda në luftën e saj kundër Rusisë.

Lajmi u bë i ditur shefi i marrëdhënieve të jashtme të bllokut në një mbledhje të G7-ës.

“Ne do të ofrojmë një këst të ri prej 500 milionë eurosh më shumë për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës. Do të jetë rreth dy miliardë euro në total”, u tha Josep Borrell gazetarëve të premten në Ëeissenhaus, në bregun gjerman të Detit Baltik.

Fondet do të ndahen për blerjen e armëve të rënda dhe do të çojnë mbështetjen financiare totale të BE-së për Ukrainën në 2 miliardë euro.

Në takim po marrin pjesë edhe diplomatë të lartë nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Diplomatët e BE-së kanë planifikuar gjithashtu të zhvillojnë bisedime të hënën mbi një embargo të mundshme ndaj naftës ruse.

Hungaria e ka refuzuar masën për shkak të varësisë së saj të madhe nga importet ruse, por Borrell shprehu optimizëm se do të kishte një marrëveshje.

“Jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje – na duhet kjo marrëveshje dhe do ta kemi. Sepse ne duhet të heqim qafe varësinë e naftës nga Rusia”, tha Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit