-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: 500 milionë euro më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kryesoret

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën. Ai është shprehur se ka besim se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim për një embargo ndaj naftës ruse.

Borrell ka thënë se mbështetja ushtarake do të ishte për armë të rënda si tanke dhe artileri dhe do të çonte ndihmën e bllokut në rreth 2 miliardë euro.

“Do të jetë më shumë presion ndaj Rusisë me sanksione ekonomike dhe vazhdimin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë dhe kundërinformimit të gabuar” tha ai.

Në lidhje me embargon e mundshme të naftës, ai ka thënë se është i sigurt që do të këtë një marrëveshje.

“Jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje. Na duhet dhe do ta kemi. Duhet të heqim qafe varësinë nga nafta nga Rusia. Nëse nuk ka marrëveshje në nivelin e ambasadorëve, atëherë të hënën ministrat kur të mblidhen duhet të japin shtysën politike” tha Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit