Gjykata e Lartë ka caktuar masën e arrestit me burg për kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, Melseid Nelaj i cili me mos-veprimet e tij ka lejuar ndërtimet pa leje.
Gjykata e Apelit Vlorë vendosi masën “Detyrim paraqitje” për kryeinspektorin, por Gjykata e Lartë e prishi vendimin.
Njoftimi i Plotë:
DVP Vlorë
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin Melseid Nelaj, 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë
Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.