Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj ambasadores Yuri Kim gjatë fjalës së tij në Fier duke e cilësuar si guvernatore.
Ai u shpreh se Kim nuk mund të ndërhyjë në procese gjyqësore dhe tha se i ka kërkuar Presidentit Joe Biden që të mos lejojë që kjo të ndodh pasi është gjëja më e rëndë që mund të bësh në një vend demokratik.
“Guvernatorja apo ambasadorja. Shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore.
Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist”, u shpreh Berisha.