Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto telefonoi homologun e tij rus, Vladimir Putin për ta vendosur në dijeni se vendi i tij do të aplikojë për t’u futur në NATO.
Niinisto thotë se i shprehu shqetësimin për lëvizjet e fundit të Rusisë për të bllokuar Finlandën.
“Biseda ishte konçize dhe e drejtpërdrejtë. U mundova të evitoj tensionet gjatë bisedës” tha ai.
Mediat ruse kanë publikuar anën tjetër të bisedës mes dy presidentëve. Sipas tyre, Presidenti Putin ka deklaruar se momentalisht nuk ka probleme për sigurinë e Finlandës.
Ai shtoi se do të ishte një gabim i rëndë nëse Finlanda del nga statusi i saj neutral.