-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Shqipëria fëmijët shkojnë për të lypur në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka identifikuar 44 fëmijë dhe 22 të rritur lëmoshëkërkues gjatë planit operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” për tri ditë, nga 10 deri më 13 maj.

36 nga fëmijët lëmoshëkërkues janë shtetas të Kosovës dhe tetë janë të Shqipërisë, njoftoi Policia e Kosovës në një komunikatë të shtunën.

“Nga data 10.05.2022 deri më 13.05.2022, nga raportimet nga tereni, janë arritur këto rezultate dhe janë shënuar këto aktivitete:

Identifikimi i 44 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë; Identifikimi i 22 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

Ndaj 16 personave është ngritur kallëzim penal, kurse të gjithë fëmijët janë referuar në QPS-në përkatëse.

Sipas policisë, shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.

“Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente”, thuhet tutje.

Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz, ka thënë PK-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit