Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky deklaroi se bllokada ruse në portet e Detit të Zi ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos.
Ai tha se zyrtarët rusë po “kërcënojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra shtete”.
Duke iu drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë udhëheqësve të shteteve perëndimore, Zelensky pyeti:
“Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat?”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se gjatë ditës së sotme Ukraina rimori gjashtë vendbanime. Janë 1015 gjithsej që nga fillimi i konfliktit në shkurt.
“Ne rivendosim energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale”, tha Zelensky duke shtuar se nuk do t’i lërë asgjë armikut.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës po heton 41 raste të ushtarëve rusë, të akuzuar për krime lufte.
“Ne kemi 41 incidente të dyshuara për të cilat do të jemi gati të shkojmë në gjykatë. Të gjitha kanë të bëjnë me nenin 438 të kodit penal të Ukrainës lidhur me krimet e luftës, por për lloje të ndryshme të krimeve të luftës.
Ka bombardime të infrastrukturës civile, vrasje të civilë, përdhunime dhe plaçkitje”, tha Venediktova.