Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha në kuadër të garës për të marr sërish drejtimin e PD-së ka organizuar një takim me demokratët e zonës së Kukësit.
Në fjalën tij, Berisha bëri fajtor Edi Ramën për krizën që po kalon aktualisht PD-ja.
“Përpjekjet djallëzore dhe anti-demokratike u bënë që PD-ja të mbetej opozitë e rreme dhe pseudo opozitë, dhe shqiptarët të kalonin nga pluralizmi i vërtet demokratik në pluralizmin fallco. Në këtë përpjekje kreu i qeverisë nuk kurseu asgjë për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë të rreme, nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtar të Partisë Demokratike. Ai përdori të gjitha format të një shteti pa ligj dhe pa moral, përdori të gjitha format e joshjes, të gjitha format e presioneve.” është shprehur Berisha nga Kukësi.