-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Soros do të kontrollojë PD-në, Rama më i afërt me Vuçiçin sesa me Kurtin

Kryesoret

Kandidati për kreun e PD-së, Sali Berisha ka takuar ditën e sotme demokratët e Kukësit. Berisha është shprehur se Sorosi po kërkon të emërojë kreun e ri të opozitës që ta ketë sërish nënkontroll.

“Mafia e Geogre Soros kërkon që t’i emërojë kryetarin e saj Partisë Demokratike, ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë. Ne ecëm pandalshëm dhe sot finalizojmë në shpejti procesin e Rithemelimit të PD-së të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin tuaj të lirë, të bazuar në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë djersitur, kanë punuar, kanë ëndërruar dhe sakrifikuar më shumë se kombet e tjera. Ku jemi sot ne? A nuk kemi një qeveri që është shumë më e afërt me qeverinë e Beogradit se sa me atë të Kosovës. A nuk kemi ne një qeveri e cila rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi? A nuk kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama, kur hap çështjen e Ballkanit të Hapur që nuk ja përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama nuk lë fjalë të mirë pa thënë për të që të nxjerrë të keq Albin Kurtin,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit