-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rezoluta për masakrën e Srebrenicës,” Berisha: Rama e mbylli se ka mik Sandrin

Kryesoret

Në kuadër të fushatës për kreun e PD-së, Sali Berisha ka takuar demokratët e Kukësit, ku është shprehur edhe për mos votimin e rezolutës të Srebrenicës.

Ai është shprehur se nuk ka akt më të shëmtuar se mos njohja e këtij gjenocidi dhe masakrave të bëra nga Serbia.

“Përveç atyre që e kanë kryer. Vuçiç, me parimin që për çdo serb do vrasim 100 myslimanë, të gangsterit Vulin, Daçiç, Bërnabiç, pra një gurpi kriminelësh në Beograd që edhe nëse nuk kanë vrarë me mbrojtjen që i bëjnë genocidit, dëshmohen kriminelë. Del si vëllai i tyre dhe e mohon.

Por jo vetëm kaq, po ta mohonin sllovenët, të cilët ndofta nuk kanë të regjistruar ndonjë genocid nga serbët, por ne shqiptarët nga 1874 deri në 1999, kemi genocide ciklike serbe ndaj shqiptarëve. Ta lëmë se ky njeri, për këtë njeri Kosova nuk ekziston.

Ta lamë se ky njeri ka mentalitetin e etërve të tij, për të cilët Kosova edhe mund të mos jetë Shqipëri.

Barbarët serbe kanë djegur të gjallë dhjetëra e dhjetëra foshnje në sy të nënave të tyre. Pa llogaritur zona të tjera.

Ky nuk është genocid i shpikur. A mund të mbyllen këto se unë e kam mik Sandrin? Se unë e kam mik Vuçiçin? A mund të ketë një akt më të rëndë se ky,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit