-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj për presidentin: Në fillim rregullat pastaj emrat

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar mediave të jenë nesër në orën 10:00 të jenë prezentë në negociatat me grupeve për zgjedhjen e Presidentit.

“Çdo diskutim për çështjen e presidentit të bëhet me media. Vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çdo pazari dhe kjo është një gjë që ju dhe publiku e do. Për këtë arsye është fare e thjeshtë, nesër në orën 10 jeni të ftuar për të parë për diskutimin.

Po ta lexoni me kujdes platformën është e arsyeshme që i shërben interesit publike. Duhet një proces në interes të shqiptarëve, një proces parlamentar që të çojë aspiratën e qytetarëve për qytetarin e parë të shqiptarëve.” është shprehur ai, teksa ka shtuar se në ndryshim nga Balla, për të më shumë rëndësi kanë rregullat sesa emri i presidentit.

“Ne kemi bërë propozimin tonë. Rregullat të para pastaj emrat. Ne kemi thënë që propozimin ta kemi ne, opozita. Rendja pas emrave pa vendosur ca rregulla e bën procesin jo serioz. Nesër do shihmi kush është qëndrimi i palës tjetër. Nëse do pjesëmarrjen e opozitës, ta shohim nesër,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit