Ish-lideri i PD-së, gjatë takimit me demokratëlt e Durrësi e ka krahasuar veten e tij me Steven Jobs.
Ai është shprehur se Jobs krijoi Ipadin dhe ndryshoi njerëzimin dhe ai me Ipait në Parlament do të ndryshoi Shqipërinë.
“Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka më të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet ti them, PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë, je i pashpresë, ta ketë të qartë.
Flet për rikthimin, fut ata të vetët nëpër mediat dhe televizioni, ja si kthimi i Napolonit, si kthimi i këtij apo i atij.
Tani po i them, kthimi im është kthimi i Steve Jobs. Harroje!
Ata që menduan se pasi një seri pabesirash qëndrimesh nga më disluajalet e nxorën në rrugë dhe u kthye, dhe me Ipadin, Iphonin ndryshoi botën, ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha.