Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Two”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Two”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 42 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gykatës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetsit Sh. C., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-B. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-S. L., 45 vjeç dhe K. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– K. Ç., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasin H. I., 19 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Kanosja”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. E., 32 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, të dy banues në Vorë.
Shtetasit A. E. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me mjete prerëse shtetasin S. T., ndërsa shtetasi H. I., në bashkëpunim me shtetasin A. E., kanë kanosur nipin e shtetasit S. T., shtetasin A. M., 19 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasve A. E. dhe A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.