-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prezantohet projekti për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të martë se projekti fitues për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar do të hapet në Vlorë.

Ky muze do të tregojë të dokumentuar historinë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit.

“Historia e shpëtimit të hebrenjve, për të cilën në këtë vend nuk ka asnjë adresë akoma. Jam shumë i kënaqur që sot ne hedhim një tjetër hap drejt krijimit të adresës së parë të kësaj historie, një muze hebraik në Vlorë, ku ka pasur një komunitet të rëndësishëm hebre dhe ku është mundësia të ngrihet një strukturë e tillë. Unë uroj që ky muze të realizohet sa më parë dhe të mos jetë e vetmi.

Është shumë e rëndësishme që ne ta çojmë përpara këtë proces të vënies në pah dhe të krijimit të adresave që ndihmojnë komunikimin e kësaj historie.

Prezantimi i projektit fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, muze që do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit