Suedia aplikoi zyrtarisht për të qenë pjesë e NATO-s pas kërcënimit rus. Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad zhvilloi sot një konferencë për mediat ku falënderoi Shqipërinë për mbështetjen në këtë proces.
“Dje jam takuar me Edi Ramën, kam qenë në kontakt edhe me Olta Xhaçkën, të dy më kanë garantuar për mbështetjen e Shqipërisë në këtë proces. Kjo është një ditë historike, jo vetëm për Suedinë, por edhe për NATO-n, që mund të mbështeten” tha ajo.
E ndërsa Shqipëria po jep mbështetje për në NATO, Suedia kujtoi ndihmën për integrimin e vendit tonë në BE. “Suedia po e ndihmon Shqipërinë në procesin e integrimit në BE. Cdo vit alokohen në Shqipëri nga Suedia 15 mln euro” tha ajo.