Banorët e zonës së Paskuqanit dhe Laprakës kanë zhvilluar takim në Ministrinë e Infrastrukturës ku kanë diskutuar dhe me ministren Belinda Balluku sa i takon shembjes së banesave.
Ata thanë në prononcim për mediat se kërkesa e tyre ligjore është që dëmshpërblimet ndaj banorëve të prekur nga projekti i Unazës së Madhe të jenë të unifikuara. Banorët theksuan se në rast se do ketë pakënaqësi do të dalin në protesta masive, duke shtuar se IMT po dërgon gjoba ndaj qytetarëve në zonat e prekura nga ky projekt.
Një nga qytetarët tregoi para kamerave shkresën ku një banori i është dërguar shkresa për shembjen e shtëpisë të cilën e zotëronte prej 30 vitesh, shoqëruar me një gjobë rreth 11 milionë lekë të vjetra.
“Do të kemi një tjetër takim me ministren, banesat e prishura të trajtohen njësoj. Secili të marre vlerën reale të banesës”-tha një nga banorët.