Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha në kuadër të fushatës elektorale për kreun e partisë, ka zhvilluar një takim me demokratët e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur dhe për gabimet e Bashës, di dhe dështimin e protestave të tij.
“Opozita me pasivitetin dhe pazaret e saj, nuk ngjalli shpresë, kur demokratët vinin nga të gjitha zonat, nga Berati, Skrapari, Përmeti, për të protestuar. Ish-kryetarit i binte telefoni ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit në falim para qytetarëve. Kjo është e vërteta. Në të gjithë këtë dëshpërim, PD-ja nuk ishte në lartësinë e idealeve të demokratëve,” ka thënë ai.